Zëvendëspresidenti amerikan: Migrimi masiv sfida më urgjente e Evropës
Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance deklaroi se Evropa po përballet me shumë sfida, por se “nuk ka asgjë më urgjente se migrimi masiv”. Duke folur sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance iu referua sulmit në qytet një ditë më parë nga një 24-vjeçar afgan, i cili përplasi qëllimisht makinën e tij në një turmë [...]Read More...

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance deklaroi se Evropa po përballet me shumë sfida, por se “nuk ka asgjë më urgjente se migrimi masiv”.
Duke folur sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance iu referua sulmit në qytet një ditë më parë nga një 24-vjeçar afgan, i cili përplasi qëllimisht makinën e tij në një turmë duke plagosur 36 persona.
Ai e quajti atë një “histori të tmerrshme” që ne e kemi dëgjuar “shumë herë në Evropë dhe, për fat të keq, shumë herë në Shtetet e Bashkuara”.
“Sa herë duhet t’i pësojmë këto pengesa të tmerrshme përpara se të ndryshojmë kursin dhe të çojmë qytetërimin tonë të përbashkët në një drejtim të ri? Asnjë votues në këtë kontinent nuk shkoi në votime për të hapur dyert për miliona emigrantë të pa verifikuar”, deklaroi J.D. Vance.