Zgjedhjet në Gjermani: Goditet CDU e Merz, AfD merr një tjetër fitore

Zgjedhjet në Gjermani: Goditet CDU e Merz, AfD merr një tjetër fitore

Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani.

Sondazhet në dalje të votimit tregojnë humbje të ndjeshme për CDU-në, ndërsa AfD forcon pozitat në lindje të vendit dhe e majta del në avantazh në Berlin.

Në Mecklenburg-Vorpommern, AfD rezulton forcë e parë me rreth 37% të votave, sipas exit poll-it të transmetuesit publik ARD. Social Demokratët e SPD-së ndjekin shumë pranë me 35.5%.

CDU e kancelarit Merz përllogaritet me vetëm 5.5%, rezultat që do të ishte më i dobëti i saj në një zgjedhje rajonale që prej vitit 1949. Me pragun elektoral prej 5%, mbetet ende për t’u parë nëse CDU do të sigurojë mandate në parlamentin e landit.

Rezultati i Mecklenburg-Vorpommern është veçanërisht domethënës për AfD-në, e cila ka shënuar rritje të fortë në zgjedhjet e fundit në landet lindore.

Megjithatë, edhe nëse AfD përfundon forcë e parë, partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do të formojnë koalicion me të, çka e bën të pasigurt mundësinë e saj për të marrë drejtimin e qeverisë së landit.

Në zgjedhjet në Berlin, Die Linke del në krye me rreth 24.5%, ndërsa CDU renditet e dyta me rreth 20%, sipas exit poll-it të ARD.

Rezultatet e dy zgjedhjeve po ndiqen me vëmendje në Berlin, pasi konsiderohen edhe si një test i rëndësishëm për qeverinë federale dhe drejtimin e CDU-së nën Friedrich Merz.

Për kancelarin Merz, rezultatet vijnë në një moment kur AfD po konsolidon mbështetjen në disa zona të Gjermanisë, ndërsa CDU po përballet me presion të shtuar politik pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet rajonale.

The post Zgjedhjet në Gjermani: Goditet CDU e Merz, AfD merr një tjetër fitore appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.