‘Zgjedhjet janë zgjidhja për Kosovën’/ Hamidi: Nëse formohet qeveri e re, do të jetë e dobët dhe e rrezikuar për t’u rrëzuar

Analisti politik Lavdim Hamidi u shpreh për ‘Ballkan Update’ se nëse do të formohet një qeveri, do të jetë e dobët dhe me jetëgjatësi deri në fillim të vitit të ardhshëm që përkon me zgjedhjen e presidentes. Hamidi u shpreh ndër të tjera se zgjedhjet do të jenë zgjidhja pasi janë bërë më shumë se

‘Zgjedhjet janë zgjidhja për Kosovën’/ Hamidi: Nëse formohet qeveri e re, do të jetë e dobët dhe e rrezikuar për t’u rrëzuar

Analisti politik Lavdim Hamidi u shpreh për ‘Ballkan Update’ se nëse do të formohet një qeveri, do të jetë e dobët dhe me jetëgjatësi deri në fillim të vitit të ardhshëm që përkon me zgjedhjen e presidentes.

Hamidi u shpreh ndër të tjera se zgjedhjet do të jenë zgjidhja pasi janë bërë më shumë se 32 ditë pa një rezultat zgjedhor, një ngjarje e cila ndodh për herë të parë.

“Nëse do të kemi një qeveri të re, do të kemi një qeveri të dobët që nuk do të ketë jetëgjatësi deri në fillim të viotit të ardhshëm që është zgjedhja e presidentit dhe në pamundësi të zgjedhjes së presidentit vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. VetëVendosja nuk ka votat nga minoritetet joserbe. Deputetja Duda Balje që ka kuota në kuvend thotë që nuk do të jap vota pa formimin e një komune të re boshnjake.

Edhe opozita që nuk është unike nuk ka më shumë se 52 vota. Zgjedhjet do të jenë zgjidhja. Është hera e parë që janë bërë 32 ditë dhe nuk kemi rezultate zgjedhore. Nuk është situatë e favorshme në botë sepse kam frikë se do të detyrohen të bëjnë një marrrëveshje si Ukraina me Rusinë. Të gjithë kanë frikë për postin e kryeministrit edhe pse kemi 4 kandidatë.”/ abcnews.al