Zgjedhjet lokale pa institucione qendrore, Kryeziu: Kosova mund të futet në kolaps

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se ekziston rreziku që vendi të mbetet pa asnjë nivel funksional qeverisës, edhe në nivelin lokal dhe në atë qendror, marrë parasysh që aktualisht Kosova s’ka institucione të reja dhe po pritet që të caktohet data e zgjedhjeve lokale. Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka

Zgjedhjet lokale pa institucione qendrore, Kryeziu: Kosova mund të futet në kolaps

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se ekziston rreziku që vendi të mbetet pa asnjë nivel funksional qeverisës, edhe në nivelin lokal dhe në atë qendror, marrë parasysh që aktualisht Kosova s’ka institucione të reja dhe po pritet që të caktohet data e zgjedhjeve lokale.

Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është një situatë alarmante dhe e papranueshme, kur një shtet në tërësi është në pauzë dhe jofunksional, raporton Periskopi.

“Jemi gati një vit pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe ende pa Kuvend e Qeveri funksionale. Ndërkohë, po afrohet koha e zgjedhjeve të rregullta lokale. Në këtë situatë, ekziston rreziku real që vendi të mbetet pa asnjë nivel funksional të qeverisjes – as në nivelin lokal, as në atë qendror. Kjo është një situatë alarmante dhe e papranueshme: një shtet i tëri në pauzë dhe jo funksional”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, në vend të konsolidimit të institucioneve, po përballemi me rrezikun real të hyrjes në një spirale degradimi institucional – pa përgjegjësi politike, pa përfaqësim qytetar dhe pa besim publik.

“Kjo nuk është më thjesht një krizë politike – është krizë e demokracisë, e përfaqësimit dhe e shtetndërtimit. Si qytetarë, nuk i kemi asnjë borxh askujt të abuzon me vullnetin tonë apo të sillet me shtetin si me pronën e vet private”, ka shkruar tutje Kryeziu./Periskopi/

Postimi i plotë: