Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Fan Club’ për të diskutuar rreth formatit të famshëm. Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako. E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një […]

Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Fan Club’ për të diskutuar rreth formatit të famshëm.

Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një fjalë si ‘të paharrueshëm’.

“I paharrueshëm, mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen Big Brother-at e tjerë dhe dinamikat që ai ka sjell në lojën e Big Brotherit të këtij sezoni, mendoj se do ta bëjnë të paharrueshëm”, u shpreh ajo.

Lekatari tutje tha: “Në ndryshim nga fituesit e tjerë ka një moshë shumë të re, nuk është aq i shkolluar, ka limitet e veta, ka krijuar, ka shkaktuar debate ka ngacmuar me pothuajse të gjithë. Ka nxjerr jashtë shtëpisë 3,4 veta me zarf të zi”.

Zhaklin ka qenë e hapur sivjet, si një përkrahëse e madhe e artistit nga Peja.

Duhet theksuar se e njëjta ishte opinioniste në edicion të dytë, ku fitoi Luiz Ejlli.