Zhegrova kthehet në stërvitje pas lëndimit
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është kthyer në stërvitje te skuadra e Lillet pas një kohe të gjatë, përcjell albinfo.ch. Në mëngjesin e së martës, Lille, ka postuar disa fotografi ku është parë Zhegrova duke stërvitur individualisht. Lille në përshkrim ka shkruar “një tjetër lajm i mirë”. Zhegrova megjithatë nuk do të jetë i gatshëm […] The post Zhegrova kthehet në stërvitje pas lëndimit appeared first on Albinfo.

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është kthyer në stërvitje te skuadra e Lillet pas një kohe të gjatë, përcjell albinfo.ch.
Në mëngjesin e së martës, Lille, ka postuar disa fotografi ku është parë Zhegrova duke stërvitur individualisht.
Lille në përshkrim ka shkruar “një tjetër lajm i mirë”.
Zhegrova megjithatë nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Borussia Dortmundit.
Lille të mërkurën nga ora 18:45 e pret Dortmundin në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë ka përfunduar 1:1.
Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor.
The post Zhegrova kthehet në stërvitje pas lëndimit appeared first on Albinfo.