Zjarret në Greqi, MPJ-ja tregon se ku mund të paraqiten shtetasit e RMV-së që kanë nevojë për ndihmë

Zjarret në Greqi, MPJ-ja tregon se ku mund të paraqiten shtetasit e RMV-së që kanë nevojë për ndihmë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën apel qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e prekura nga zjarret në Greqi dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin kujdestar të Ministrisë +389 75 268 736, adresën elektronike [email protected], si dhe në numrat kujdestarë të Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik: +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001.

Njëkohësisht, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e prekura këshillohen të ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale.

MPJTJ njofton se po e ndjek me vëmendje situatën aktuale me zjarret në Greqi, përmes përfaqësisë diplomatiko-konsullore në Selanik dhe në komunikim me institucionet kompetente greke.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.