Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët

Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët

Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në fshatin Drenije të Patosit, Fier, ku flakët janë zgjeruar gjatë natës në thellësi të masivit pyjor, në drejtim të Gjinoqares dhe Ngracies.

Në terren janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, 1 autobot uji, 20 efektivë të MZSH-së, 15 forca të bashkisë dhe 30 trupa të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, nga reparti i Poshnjes.

Sipas informacioneve nga terreni, gjatë natës zjarri është përhapur me intensitet në thellësi të zonës pyjore, ndërsa ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira.

Perimetri i gjerë i vatrës, terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve po e komplikojnë punën e forcave për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Forcat në terren vijojnë operacionin me fokus në frenimin e përhapjes së flakëve dhe izolimin e plotë të vatrës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.