“Zjerm” i Shkodra Elektronike rendit Shqipërinë në vendin e tetë në Eurovision 2025
Shkodra Elektronike, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2025, ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e tetë me këngën “Zjerm” dhe duke grumbulluar një total prej 218 pikësh. Kënga ka marrë 45 pikë nga juria ndërkombëtare, duke e vendosur atë në vendin e 16-të, ndërsa juria franceze ka dhënë pikët maksimale [...]Read More...

Shkodra Elektronike, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2025, ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e tetë me këngën “Zjerm” dhe duke grumbulluar një total prej 218 pikësh.
Kënga ka marrë 45 pikë nga juria ndërkombëtare, duke e vendosur atë në vendin e 16-të, ndërsa juria franceze ka dhënë pikët maksimale për këngën shqiptare. Pavarësisht vlerësimit të ulët nga juritë, publiku nga e gjithë bota ka treguar mbështetje të fortë, duke dhënë 173 pikë, që e çuan totalin në 218 pikë.
Në top 5 të vendëve më të votuara nga publiku, Shqipëria u rendit në vendin e pestë, pas Izraelit që fitoi me 297 pikë, Estonisë me 258 pikë, Suedisë me 195 pikë dhe Austrisë me 178 pikë.
Në renditjen e votave nga publiku, Shqipëria ishte në vendin e pestë, pas Izraelit (297 pikë), Estonisë (258 pikë), Suedisë (195 pikë) dhe Austrisë (178 pikë). Votimi për Shqipërinë nga juria ka qenë me 12 pikë nga Franca, dhe 4 pikë nga Portugalia dhe Qipro. Ndërsa disa shtete, si Azerbajxhani, Malta, Sllovenia, Armeni, Luksemburg, San Marino, Ukraina, Norvegjia, Austria, Serbia, Çekia, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Australia, Gjermania, Belgjika, Izraeli, Lituania, Islanda, Gjeorgjia dhe Estonia, nuk kanë dhënë asnjë pikë për Shqipërinë.
Për më tepër, shtetet që i dhanë Shqipërisë pikë përfshijnë: Suedia (3 pikë), Italia (3 pikë), Spanja (1 pikë), Polonia (5 pikë), Mali i Zi (10 pikë), Greqia (2 pikë) dhe Kroacia.
Ky rezultat ka shkaktuar entuziazëm të madh mes fansave të muzikës shqiptare dhe është një arritje e jashtëzakonshme për Shkodra Elektronike dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë edicion të Eurovisionit. / abcnews.al