Zogaj – Kurtit: Ai që e shkel Kushtetutën çdo ditë, na akuzon për shkelje – hipokrizia e tij nuk njeh kufi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili bojkotimin e votimit të deputetëve gjatë seancës për konstituimin e Kuvendit e ka quajtur sjellje politike të papërgjegjshme dhe njëkohësisht shkelje të Kushtetutës. Zogaj përmes një postimi në

Zogaj – Kurtit: Ai që e shkel Kushtetutën çdo ditë, na akuzon për shkelje – hipokrizia e tij nuk njeh kufi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili bojkotimin e votimit të deputetëve gjatë seancës për konstituimin e Kuvendit e ka quajtur sjellje politike të papërgjegjshme dhe njëkohësisht shkelje të Kushtetutës.

Zogaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka akuzuar Kurtin për shkelje të Kushtetutës.

Tutje ai ka shkruar se: “Ai që e shkel Kushtetutën çdo ditë, sot na akuzoi neve për shkelje të saj! Deputeti Kurti i cili po mban dy pozita në kundërshtim me Kushtetutën, e i cili e ka shkelur mbi 10 herë vetëm në këtë mandat, po na akuzon ne për shkelje të Kushtetutës. Çfarë komedie! Hipokrizia e tij nuk njeh kufi! Ai flet për rregulla vetëm kur i duhen atij për propagandë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.