Zvicër: Mbyllje automatike e termocentralit bërthamor, arsyeja nuk dihet

Termocentrali bërthamor Beznau 2 u mbyll papritur të dielën në mbrëmje pas një ndërprerjeje në lidhjen 220 kV të rrjetit. Kompania Axpo njoftoi se reaktori në Njësinë 2 pësoi një mbyllje automatike emergjente në orën 22:31, por theksoi se uzina ka qenë gjatë gjithë kohës në gjendje të sigurt, shkruan 20minuten. Si pasojë e ndalimit, […] The post Zvicër: Mbyllje automatike e termocentralit bërthamor, arsyeja nuk dihet appeared first on Albinfo.

Zvicër: Mbyllje automatike e termocentralit bërthamor, arsyeja nuk dihet

Termocentrali bërthamor Beznau 2 u mbyll papritur të dielën në mbrëmje pas një ndërprerjeje në lidhjen 220 kV të rrjetit. Kompania Axpo njoftoi se reaktori në Njësinë 2 pësoi një mbyllje automatike emergjente në orën 22:31, por theksoi se uzina ka qenë gjatë gjithë kohës në gjendje të sigurt, shkruan 20minuten.

Si pasojë e ndalimit, u lëshuan avuj uji jo radioaktiv nga pjesa jobërthamore e termocentralit. Autoritetet rregullatore, përfshirë Ensi, janë njoftuar dhe po hetojnë shkaqet e këtij defekti. Ndërkohë, Njësia 1 e termocentralit vazhdon funksionimin normal, transmeton albinfo.ch.

The post Zvicër: Mbyllje automatike e termocentralit bërthamor, arsyeja nuk dihet appeared first on Albinfo.