Zvicër: Rriten kostot e kujdesit shëndetësor, në këto kantone më shumë
Kostot e sigurimit shëndetësor po vazhdojnë të rriten ndjeshëm në Zvicër, duke krijuar gjithnjë e më shumë presion mbi buxhetet familjare. Sipas të dhënave më të fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), në tremujorin e parë të vitit 2025, shpenzimet për shërbimet shëndetësore janë rritur me 4.9 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë […] The post Zvicër: Rriten kostot e kujdesit shëndetësor, në këto kantone më shumë appeared first on Albinfo.

Kostot e sigurimit shëndetësor po vazhdojnë të rriten ndjeshëm në Zvicër, duke krijuar gjithnjë e më shumë presion mbi buxhetet familjare. Sipas të dhënave më të fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), në tremujorin e parë të vitit 2025, shpenzimet për shërbimet shëndetësore janë rritur me 4.9 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – një tregues i qartë se edhe primet për sigurimin shëndetësor për vitin 2026 do të shënojnë rritje, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Në mënyrë mesatare, një person në Zvicër ka shpenzuar 4,754 CHF për shërbime të mbuluara nga sigurimi i detyrueshëm, që është 223 CHF më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, ndryshimet në kosto janë të mëdha mes kantoneve.
Kantonet më të prekura:
Zug: +7.5% Lucern: +7% Ticino: +5.8% St. Gallen: +6.4% Aargau: +5.6%Kantonet si Bern (+4.1%) dhe Cyrih (+4.7%) janë pak nën mesataren kombëtare, ndërsa Glarus (+3.7%) dhe Schaffhausen (+1.9%) kanë pasur rritje më të moderuara.
Dallimet në shpenzime janë të theksuara edhe për frymë. Në Ticino, shpenzimet për një person arrijnë mesatarisht në 5,915 CHF, ndërsa në Appenzell Innerrhoden vetëm 3,439 CHF – gjë që reflektohet në nivelet e ndryshme të primeve mes rajoneve, transmeton albinfo.ch.
Sipas FOPH, rritjen më të madhe të shpenzimeve e kanë shkaktuar:
Organizatat e kujdesit në shtëpi: +11.2% Laboratorët dhe trajtimet mjekësorePërballë kësaj situate shqetësuese, Këshilli Federal po përpiqet të përfshijë publikun në gjetjen e zgjidhjeve. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka hapur një kuti postare digjitale, ku qytetarët mund të paraqesin propozimet e tyre në mënyrë anonime deri më 20 qershor. Këto sugjerime do të shqyrtohen nga një panel ekspertësh në kuadër të Tryezës së Rrumbullakët për Kontrollin e Kostos, të iniciuar nga ministrja e Shëndetësisë, Elisabeth Baume-Schneider, transmeton albinfo.ch.
Në shtator, ministrja pritet të publikojë zhvillimet për primet e vitit 2026 në secilin kanton.
Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë aktive me ide konkrete që mund të ndihmojnë në frenimin e kostove në sistemin e sigurimit shëndetësor – një sfidë me rëndësi të madhe për të ardhmen financiare dhe shëndetësore të vendit, transmeton albinfo.ch.
The post Zvicër: Rriten kostot e kujdesit shëndetësor, në këto kantone më shumë appeared first on Albinfo.