Zviceranët mund të votojnë për rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor mbi 3%

Një propozim i deputetit socialist Pierre-Yves Maillard synon t’u japë qytetarëve të drejtën për të kundërshtuar përmes referendumit rritjen vjetore të primeve të sigurimit shëndetësor që tejkalon 3 për qind.
Në Zvicër po diskutohet mundësia që qytetarët të kenë fjalën e fundit për rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor. Propozimi është paraqitur nga Pierre-Yves Maillard, anëtar socialist i Këshillit të Shteteve, i cili kërkon që rritjet vjetore mbi 3 për qind t’i nënshtrohen referendumit fakultativ.
Sipas tij, ashtu si në rastet kur propozohet rritja e taksave apo e TVSH-së, edhe qytetarët duhet të kenë mundësinë të shprehen për kostot e sigurimit shëndetësor, i cili është i detyrueshëm dhe rëndon gjithnjë e më shumë buxhetet familjare.
Konkretisht, propozimi parasheh që, nëse rritja vjetore e primeve tejkalon 3 për qind, të mund të organizohet referendum në rast se mblidhen 50 mijë nënshkrime.
Një situatë e tillë mund të ishte aktualizuar këtë vjeshtë, pasi rritja mesatare e primeve të sigurimit shëndetësor për vitin 2027 parashikohet të jetë 5 për qind.
The post Zviceranët mund të votojnë për rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor mbi 3% appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



