Zvicra propozon lehtësime në eksportin e armëve në sfondin e riarmatosjes globale
Bota po riarmatoset që nga lufta në Ukrainë, dhe kjo ka sjellë një valë kërkese për industrinë zvicerane të armëve, veçanërisht në Evropë. Megjithatë, drejtori i shoqatës Swissmem paralajmëron se disa kompani armësh janë në krizë për shkak të rregulloreve aktuale shumë të rrepta për eksportin, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch. Qeveria federale e Zvicrës po […] The post Zvicra propozon lehtësime në eksportin e armëve në sfondin e riarmatosjes globale appeared first on Albinfo.

Bota po riarmatoset që nga lufta në Ukrainë, dhe kjo ka sjellë një valë kërkese për industrinë zvicerane të armëve, veçanërisht në Evropë. Megjithatë, drejtori i shoqatës Swissmem paralajmëron se disa kompani armësh janë në krizë për shkak të rregulloreve aktuale shumë të rrepta për eksportin, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Qeveria federale e Zvicrës po propozon një “fleksibilizim” të Aktit të Materialeve të Luftës, i cili aktualisht ndalon eksportin e armëve dhe municioneve në vendet e përfshira në konflikte apo që shkelin të drejtat e njeriut. Sipas draftit të ri, eksportet do të lejohen në mënyrë më të gjerë drejt vendeve me status të veçantë si vendet e BE-së, SHBA-ja dhe Zelanda e Re, përveç rasteve të jashtëzakonshme që kërcënojnë interesat e politikës së jashtme ose sigurisë së Zvicrës.
Stefan Brupbacher, drejtori i Swissmem, thekson se ndryshimet janë urgjente për të shmangur zhvendosjen e kompanive jashtë vendit dhe për të ruajtur teknologjinë zvicerane të mbrojtjes. Ai argumenton se aktualisht Zvicra nuk konsiderohet një partner i besueshëm për furnizime ushtarake në rast konflikti dhe duhet të përshtasë shpejt kushtet e eksportit.
Nga ana tjetër, kritika vijnë nga e majta politike. Anëtarja e Këshillit të Shteteve nga SP, Franziska Roth, e konsideron propozimin të papranueshëm, duke e cilësuar atë si një kthim pas të ndryshimeve legjislative që kishin ndalur eksportet e armëve në vende me shkelje të të drejtave të njeriut. Ajo kërkon që rieksporti i armëve të lejohet për vendet që preken nga lufta agresive dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Ukrainën, si dhe në rast të sulmeve ndaj vendeve anëtare të aleancave si NATO, transmeton albinfo.ch.
The post Zvicra propozon lehtësime në eksportin e armëve në sfondin e riarmatosjes globale appeared first on Albinfo.