Zvicra simulon sulme terroriste në stadiume përpara fillimit të Kampionatit Evropian

Me fillimin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra më 2 korrik në Zvicër, autoritetet po zhvillojnë stërvitje të mëdha sigurie për të përgatitur skenarë të mundshëm emergjence. Njëra prej tyre u zhvillua së fundmi në Stade de Genève, ku u simulua një sulm me armë gjatë një ndeshjeje me 28,000 spektatorë në tribunë, shkruan […] The post Zvicra simulon sulme terroriste në stadiume përpara fillimit të Kampionatit Evropian appeared first on Albinfo.

Zvicra simulon sulme terroriste në stadiume përpara fillimit të Kampionatit Evropian

Me fillimin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra më 2 korrik në Zvicër, autoritetet po zhvillojnë stërvitje të mëdha sigurie për të përgatitur skenarë të mundshëm emergjence. Njëra prej tyre u zhvillua së fundmi në Stade de Genève, ku u simulua një sulm me armë gjatë një ndeshjeje me 28,000 spektatorë në tribunë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

“Emergjencë, të shtëna! Një person i armatosur ka hyrë në stadium” – ishte skenari i stërvitjes, ku rreth 100 figurantë nga ushtria zvicerane morën pjesë, duke aktruar si audiencë gjatë një sulmi të simuluar. Qëllimi ishte testimi i reagimit dhe koordinimit të policisë, shërbimeve emergjente, zjarrfikësve dhe kompanive private të sigurisë.

“Nuk ka të bëjë me krijimin e frikës, por me përgatitjen,” tha Daniel Barouche, oficeri i sigurisë i turneut, për transmetuesin RTS. Ai shtoi se kërcënimet në Evropë dhe Zvicër janë shtuar që nga viti 2008, kur vendi bashkë-organizoi EURO-n e meshkujve, dhe tani “duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar”, transmeton albinfo.ch.

Gjatë simulimit, paniku i masës u përdor për të testuar evakuimin dhe reagimin ndaj të plagosurve. “Prioriteti i parë është neutralizimi i kërcënimit, ndërsa hapi i dytë është ofrimi i ndihmës së parë,” shpjegoi Florent Chapuis, kapiten i policisë së Gjenevës dhe përgjegjës për stërvitjen.

Sipas tij, koordinimi ishte i mirë, por komunikimi mes aktorëve shtetërorë dhe privatë ende kërkon përmirësim.

Përveç Gjenevës, edhe shtatë stadiume të tjera në Zvicër do të presin ndeshje të kampionatit, përfshirë qytetin Sion. Policia e Valais ka bërë të ditur se edhe ajo planifikon stërvitje sigurie, për të garantuar një organizim të sigurt gjatë gjithë turneut që do të zgjasë deri më 27 korrik, transmeton albinfo.ch.

The post Zvicra simulon sulme terroriste në stadiume përpara fillimit të Kampionatit Evropian appeared first on Albinfo.