Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në takime të rëndësishme në Paris

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në takime të rëndësishme në Paris
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, po merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.
Takimi mblodhi krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, përcjell INA.
Më 14 korrik 2026, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për integrime evropiane Bekim Sali do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
“Këto takime janë një mundësi e rëndësishme për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë”, tha Bekim Sali.
Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali në këtë samit riafirmon angazhimin e Maqedonisë së Veriut në mbështetje të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.
Me pak fjalë
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron. Takimi kishte për qëllim diskutimin e sfidave të sigurisë evropiane dhe mbështetjes për Ukrainën, ndërsa Sali do të marrë pjesë edhe në ceremoninë për Festën Kombëtare të Francës më 14 korrik 2026.
Personat e përmendur
- Bekim Sali - Bekim Sali
- Emmanuel Macron - Emmanuel Macron
- Volodymyr Zelensky - Volodymyr Zelensky
- Mark Rutte - Mark Rutte
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



