Zyrtare: Flick nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Tashmë është zyratre, Hansi Flick e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Tekniku gjerman do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline. Ai ka nënshkruar kontratën e re në prani të presidentit të FC Barcelona-s, Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv të klubit, Anderson Luis de […]

Zyrtare: Flick nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Tashmë është zyratre, Hansi Flick e ka vazhduar kontratën me Barcelonën.

Tekniku gjerman do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratën e re në prani të presidentit të FC Barcelona-s, Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv të klubit, Anderson Luis de Souza “Deco”.

Hansi Flick arriti të fitonte tre trofe me Barcelonën qysh në sezonin e parë, Superkupën e Spanjës, Copa del Rey, dhe La Ligan.