10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano
Antimafia italiane e Milanos njoftoi goditjen e një grupi trafikantësh drogash droge në qendrën veriore, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë, përcjell albinfo.ch. Pas një hetimi të gjatë të kryer nga zyrtarët janë arrestuar në total 10 persona të dhe të tjerë po hetohen për rrjetin e shpërndarjes së drogave ‘me postë-biçikletë’, […] The post 10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano appeared first on Albinfo.

Antimafia italiane e Milanos njoftoi goditjen e një grupi trafikantësh drogash droge në qendrën veriore, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Pas një hetimi të gjatë të kryer nga zyrtarët janë arrestuar në total 10 persona të dhe të tjerë po hetohen për rrjetin e shpërndarjes së drogave ‘me postë-biçikletë’, ndërsa u sekuestruan pasuri dhe asete me vlerë mbi 500 mijë euro.
Më i fundit i organizatës u prangos pak ditë më parë, një 37-vjeçar shqiptar që u soll nga Gjermania për t’u përballur me drejtësinë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit thanë se banda shqiptare kishte organizuar strategji gati perfekte dhe baza e aktivitetit ishte zona e Trezzo.
Grupit iu sekuestruan tre llogari me vlerë 150 mijë euro, një apartament 120 metra i blerë në me paratë e trafikut të drogës dhe 45 mijë euro të tjera të gjetura gjatë operacionit. Qendra e rrjetit të trafikut ishte apartamenti në via Santa Caterina, banesa e vëllezërve shqiptarë që komandonin organizatën me të paktën tetë shqiptarë dhe një italian.
Aktiviteti ishte shtrirë deri në zonën e Bergamos ndërsa kokainë shitej deri në 80 euro për një gram.
Dyshimet e hetuesve lindën pas standardit të lartë të jetesës që kishin vëllezërit shqiptarë që drejtonin bandën, si dhe anëtarët e tjerë të saj. Vëllai i madh drejtonte grupin, ndërsa më i vogli merrej me peshimin e dozave të drogës dhe ndarjen e korrierëve.
Fillimisht, kapja e një 32-vjeçari në posedim të 110 dozave kokainë, me peshë 55 gramë, çoi në zbulimin e drejtuesve dhe strukturës kriminale. Nga vëzhgimi dhe ndjekja me kamera e të dyshuarve, hetuesit italianë zbuluan edhe mekanizmin e shpërndarjes së drogës me postë, duke përdorur biçikleta përveç veturave.
The post 10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano appeared first on Albinfo.