Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin

Pas telefonatës për më shumë se 2 orë mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit të Putin, Vladimir Putin reagon presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për bisedën me presidentin rus Vladimir Putin. “Dua të falënderoj presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura [...]Read More...

Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin

Pas telefonatës për më shumë se 2 orë mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit të Putin, Vladimir Putin reagon presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për bisedën me presidentin rus Vladimir Putin.

“Dua të falënderoj presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten të angazhuara.

Patëm një telefonatë të shkëlqyer me presidentin Donald Trump, së bashku me presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelensky për të marrë një përmbledhje të telefonatës së tij me presidentin Putin”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen është shprehur se shtete e BE vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për të arritur paqe të qëndrueshme.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, përfundoi Von der Leyen./abcnews.al