14 kilometra kolona para tunelit Gotthard, TSC rekomandon rrugë alternative përmes San Bernadinos
Një bllokim trafiku 14 kilometra i gjatë u formua para anës veriore të tunelit Gotthard. Fillimi i pushimeve shkollore në disa kantone po bllokon autostradën drejt Ticino-s teksa TCS rekomandon rrugën alternative përmes tunelit San Bernardino. Sipas raportimeve pritjet për shkak të kolonës shkonin në afro dy orë teksa arsyeja e bllokimit të trafikut midis […] The post 14 kilometra kolona para tunelit Gotthard, TSC rekomandon rrugë alternative përmes San Bernadinos appeared first on Albinfo.

Një bllokim trafiku 14 kilometra i gjatë u formua para anës veriore të tunelit Gotthard. Fillimi i pushimeve shkollore në disa kantone po bllokon autostradën drejt Ticino-s teksa TCS rekomandon rrugën alternative përmes tunelit San Bernardino.
Sipas raportimeve pritjet për shkak të kolonës shkonin në afro dy orë teksa arsyeja e bllokimit të trafikut midis Erstfeld UR dhe Göschenen UR është fillimi i pushimeve në shumë kantone, tha shërbimi i informacionit për trafikun Viasuisse për Keystone-SDA, transmeton albinfo.ch.
Në përgjithësi, në ditët në vijim priten vëllime më të larta të trafikut, veçanërisht gjatë fundjavës dhe Pashkëve. Në faqen e saj të internetit, Touring Club Switzerland (TCS) rekomandon rrugën alternative përmes A13 dhe tunelit San Bernardino.
TCS raportoi gjithashtu një bllokim trafiku prej 2 kilometrash përpara Portalit Jugor Gotthard midis Quinto dhe zonës së pushimit në Airolo. Vonesa ishte 20 minuta.
The post 14 kilometra kolona para tunelit Gotthard, TSC rekomandon rrugë alternative përmes San Bernadinos appeared first on Albinfo.