1746 punëtorë të Telekomit pa paga, Lepaja: 10.6 milionë € më shumë u pagua vendimi i Arbtrazhit

Welcome to Kosova Today

Sot punëtorët e Telekomit të Kosovës, janë ngritur në protestë, ku po kërkojnë lirimin e llogarive bankare dhe marrjen e pagave të tyre, të cilat u janë bllokuar tash e një muaj. E gjithë kjo situatë e vështirë për punëtorët Telekomit të Kosovës është krijuar pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin ndaj ZMobile […]

1746 punëtorë të Telekomit pa paga,  Lepaja: 10.6 milionë € më shumë u pagua vendimi i Arbtrazhit

Sot punëtorët e Telekomit të Kosovës, janë ngritur në protestë, ku po kërkojnë lirimin e llogarive bankare dhe marrjen e pagave të tyre, të cilat u janë bllokuar tash e një muaj.

E gjithë kjo situatë e vështirë për punëtorët Telekomit të Kosovës është krijuar pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin ndaj ZMobile e ku aktvendimi i Komerciales e obligon Telekomin t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro, dhe kjo pas mbi 40 milionë sa ia ka paguar më parë po kësaj kompanie Nga Telekomi i Kosovës, për FrontOnline thonë se janë 1746 punëtorë të Telekomit kanë mbetur pa paga këtë muaj dhe kërkojnë vendim sa më të shpejtë për këtë çështje.

Kryesindikalisti i Telekomit: Të bëhet debllokimi i llogarive, të merret vendim sa më i shpejtë për këtë çështje

Kryesindikalisti, Lami Bala, në një pronocnim për FrontOnline, ka kërkuar nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale që të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë  çështje. Serish, në protestë, i është bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë kontratat e dëmshme në Telekomin e Kosovës.

‘’Kërkesë e punëtoreve të Telekomit është debllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës sa më parë, të bllokuara nga data. 29 shkurt nga Përmbaruesi Privat, me vendim të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale” ka thënë  Lamih Balaj Kryetar i FSPTK.

‘’Kërkojmë  nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale që të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë  çështje. Serish, në protestë, i është bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë kontratat e dëmshme në Telekomin e Kosovës’’ u shpreh Bala për FrontOnline.

 

Lepaja nga Telekomi: 1746 punëtorë kanë mbetur pa paga këtë muaj

Ndërkaq për FrontOnline, zëdhënësi në Telekomin e Kosovës, Fadil Lepaja, ka treguar se sa është numri i punëtorëve që kanë mbetur pa paga këtë muaj.

‘’Nga Telekomi i Kosovës, për FrontOnline thonë se janë 1746 punëtorë të Telekomit kanë mbetur pa paga këtë muaj’’ thotë Lepaja.

Lepaja më tej thotë se bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës ka afektuar jo vetëm punëtorët por edhe biznesin e kompanisë dhe të gjithë kreditorët e tjerë, pasi deri në momentin e bllokimit të llogarive ‘’ Bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës ka afektuar jo vetëm punëtorët por edhe biznesin e kompanisë dhe të gjithë kreditorët e tjerë, pasi deri në momentin e bllokimit të llogarive, Telekomi ishte duke i shlyer me rregull të gjitha obligimet e veta. Sa i përket protestës së organizuar nga Sindikata dhe kërkesave të paraqitura, Menaxhmenti i TK i sheh kërkesat e sindikatës dhe punëtorëve si të arsyeshme. Sindikata dhe punëtorët e TK , janë të njoftuar nga Menaxhmenti se kompania ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjor që të zhbllokohen llogaritë dhe të sigurohet ligjshmëria në këtë process’’ thotë ai.

Për fund, ai thotë se Telekomi e njeh Vendimin e Arbitrazhit dhe se kanë paguar 10.5 milion euro më shumë sa ishte detyrimi ‘’Është me interes të ritheksohet se Telekomi i Kosovës  e ka njohur dhe vazhdon ta njeh Vendimin e Arbitrazhit, e ka paguar tërë detyrimin e caktuar me  Vendim të Arbitrazhit, aq më tepër ka paguar mbi 10.5 milion euro më shumë sesa ishte detyrimi’’ thekson Lepaja/FrontOnline/

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Telekomit Kosov Gjykat Komerciale ZMobile Komerciales Telekomin Dardafonit Telekomi FrontOnline Kryesindikalisti Shkalla Serish Prokuroris Shtetit Privat Lamih Balaj Kryetar FSPTK Lepaja Fadil Bllokimi Sindikata Menaxhmenti Vendimin Arbitrazhit Vendim

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Telekomit Kosov Gjykat Komerciale ZMobile Komerciales Telekomin Dardafonit Telekomi FrontOnline Kryesindikalisti Shkalla Serish Prokuroris Shtetit Privat Lamih Balaj Kryetar FSPTK Lepaja Fadil Bllokimi Sindikata Menaxhmenti Vendimin Arbitrazhit Vendim

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online