“1923”, publikohet traileri i sezonit të dytë

Paramount+ ka publikuar trailerin zyrtar për sezonin e dytë të serialit “1923”, premierë e të cilit do të mbahet më 23 shkurt. Episodet e reja do të publikohen në baza javore pas kësaj. Harrison Ford luan si Jacob Dutton, ndërsa gjithashtu luajnë edhe Helen Mirren, Brandon Sklenar, Jerome Flynn, Michelle Randolph, Timothy Dalton dhe Jennifer [...]Read More...

“1923”, publikohet traileri i sezonit të dytë

Paramount+ ka publikuar trailerin zyrtar për sezonin e dytë të serialit “1923”, premierë e të cilit do të mbahet më 23 shkurt. Episodet e reja do të publikohen në baza javore pas kësaj.

Harrison Ford luan si Jacob Dutton, ndërsa gjithashtu luajnë edhe Helen Mirren, Brandon Sklenar, Jerome Flynn, Michelle Randolph, Timothy Dalton dhe Jennifer Carpenter.

Shikoni trailerin

Përshkrimi zyrtar i sezonit të ri thotë: “Në sezonin e dytë të ‘1923’, një dimër i ashpër sjell sfida dhe probleme të reja për Jacob dhe Cara në Dutton Ranch. Me kushte të vështira dhe rivalë që kërcënojnë t’i japin fund trashëgimisë së Dutton, Spencer nis një udhëtim të vështirë për në shtëpi, duke garuar me kohën për të shpëtuar familjen e tij në Montana. Ndërkohë, Alexandra nis udhëtimin e saj të mundimshëm transatlantik për të gjetur Spencer dhe për të rimarrë dashurinë e tyre.”

Organizatori i “Yellowstone” Taylor Sheridan krijoi “1923” dhe gjithashtu ka rolin e producentit ekzekutiv./abcnews.al