33-vjet nga referendumi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën

Sot janë bërë 33-vjet që nga referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës u deklaruan masivisht për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Për këtë përvjetor reagoi Ardita Sinani, kryetarja e Preshevës, e ua uroi të gjithëve referendumin. “Ky referendum ishte dhe mbetet shprehja më

33-vjet nga referendumi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën

Sot janë bërë 33-vjet që nga referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës u deklaruan masivisht për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Për këtë përvjetor reagoi Ardita Sinani, kryetarja e Preshevës, e ua uroi të gjithëve referendumin.

“Ky referendum ishte dhe mbetet shprehja më e qartë e vullnetit politik të popullit tonë. Megjithatë, edhe pas më shumë se tre dekadash, shtypja dhe diskriminimi sistematik nga Serbia vazhdojnë, duke mohuar të drejtat tona kombëtare, politike e ekonomike”.

“Legjitimiteti i këtij referendumi qëndron mbi çdo padrejtësi ligjore”.

“Është e drejta jonë legjitime për liri, barazi dhe dinjitet, një e drejtë që nuk shuhet, por vetëm forcohet me kalimin e kohës”,ka thënë Sinani.