44-vjetori i demonstratave studentore, PDK: Përulemi me respekt para guximit të tyre

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi dhe vepra e studentëve do të frymëzojnë gjithmonë brezat që vijnë. “Më 11 mars 1981, studentët dhe qytetarët e Kosovës ndezën flakadanin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Sot, përulemi me respekt para guximit

44-vjetori i demonstratave studentore, PDK: Përulemi me respekt para guximit të tyre

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të.

Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi dhe vepra e studentëve do të frymëzojnë gjithmonë brezat që vijnë.

“Më 11 mars 1981, studentët dhe qytetarët e Kosovës ndezën flakadanin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Sot, përulemi me respekt para guximit dhe vizionit të tyre, qëndresës së pathyeshme që ndriçoi rrugën tonë drejt shtetësisë. Kujtimi dhe vepra e tyre do të frymëzojnë gjithmonë brezat që vijnë”, thuhet në postimin e PDK-së