7 marsi: Kontributi i çmuar i mësuesve në diasporë
Në çdo shkollë, në çdo klasë, mësuesit e gjuhës shaipe në Diasporë luajnë rolin e ambasadorëve të kulturës dhe gjuhës shqipe The post 7 marsi: Kontributi i çmuar i mësuesve në diasporë appeared first on Albinfo.

Sot festohet dita kombëtare e shkollës shqipe, e cila u zyrtarizua në vitin 1960 nga shteti shqiptar në nder të hapjes së shkollës së parë shqipe në mars të 1887 në Korçë, e njohur si Mësonjtorja. Kjo ngjarje ishte një arritje e madhe kulturore dhe historike për popullin shqiptar
Përtej saj, gjuha shqipe mësohet në shumë shtete të botës, duke zhvilluar mësim plotësues për nxënësit, në mënyrë që të ruajnë gjuhën e nënës.
Në veçanti, në Zvicër ka një numër të madh të shkollave dhe klasave shqipe që rregullisht mësojnë gjuhën shqipe me mësues shqiptarë të zgjedhur nga diaspora.
Në çdo shkollë, ne çdo klasë, mësuesit e gjuhës shqipe luajnë rolin e ambasadorëve të kulturës sonë.
Mësuesit nga diaspora u ndihmojnë nxënësve të shprehin mendimet e tyre me saktësi dhe bukuri, duke krijuar bazat për komunikim në gjuhen shqipe.
Platforma mediale Albinfo.ch shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësuesit shqiptarë, veçanërisht për kontributin e mësuesve në diasporë.
The post 7 marsi: Kontributi i çmuar i mësuesve në diasporë appeared first on Albinfo.