Konsumi global i verës arrin nivelin më të ulët historik
Konsumi global i verës ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 1961, sipas raportit të fundit të Organizates Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës (OIV). Në vitin 2024, konsumi i verës ra në 214.2 milionë hektolitra, një rënie prej 3.3% krahasuar me vitin 2023. Rënia e konsumit është […] The post Konsumi global i verës arrin nivelin më të ulët historik appeared first on Albinfo.

Konsumi global i verës ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 1961, sipas raportit të fundit të Organizates Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës (OIV). Në vitin 2024, konsumi i verës ra në 214.2 milionë hektolitra, një rënie prej 3.3% krahasuar me vitin 2023.
Rënia e konsumit është pjesë e një tendence afatgjatë që ka filluar që nga viti 2019 dhe vazhdon të thellohet për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë shqetësimet shëndetësore, inflacionin dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve. Sipas ekspertëve të OIV, tarifat e mundshme të verës të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me pasojat e pandemisë dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike, po ndihmojnë në përkeqësimin e situatës, përcjell albino.ch.
Një nga tregjet më të prekura është Shtetet e Bashkuara, ku konsumi ra me 5.8% në krahasim me vitin 2023. Edhe në Kinë, e cila ishte një treg i rëndësishëm për industrinë, shitjet e verës ende nuk janë rikuperuar plotësisht pas krizës së COVID-19.
Këtë rënie të konsumit, OIV e sheh si një paralajmërim për industrinë e verës, e cila po përballet me një “stuhi të përsosur”, siç e quajti Giorgio Delgrosso, kreu i sektorit të statistikave të OIV.
Në Evropë, ku konsumatorët përbëjnë pothuajse gjysmën e tregut global, është regjistruar një rënie prej 2.8%. Sipas kompanive të industrisë, si zinxhiri i verërave francez Nicolas, ndodhet një “ndryshim brezash”, që tregon një tendencë të re në zakonet e konsumatorëve ndaj alkoolit.
Të ardhmen e industrisë së verës mbetet e pasigurt, ndërsa ekspertët nuk janë të sigurt nëse konsumimi do të rritet përsëri në vitet e ardhshme.
The post Konsumi global i verës arrin nivelin më të ulët historik appeared first on Albinfo.