7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike

Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri grabitjesh në banesa të personaliteteve të njohura në Francë dhe Belgjikë, përcjell albinfo.ch. Banda përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe kishte si objektiv futbollistë, pilotë të Formula 1 dhe këngëtarë të famshëm. Dy nga të dyshuarit u arrestuan më 20 […] The post 7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike appeared first on Albinfo.

7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike

Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri grabitjesh në banesa të personaliteteve të njohura në Francë dhe Belgjikë, përcjell albinfo.ch.

Banda përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe kishte si objektiv futbollistë, pilotë të Formula 1 dhe këngëtarë të famshëm.

Dy nga të dyshuarit u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët më 4 mars pranë Reims. Gjashtë prej tyre tashmë janë paditur, mes tyre edhe drejtuesi i dyshuar i grupit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave.

Policia franceze e kishte koduar grupin me emrin “Nikla”. Sipas autoriteteve, ata kanë vjedhur bizhuteri dhe aksesorë luksozë me vlerë rreth 1 milion euro, të cilat më pas janë shitur në Shqipëri.

Edison Pula ishte në kërkim nga Interpoli dhe njihet për disa arratisje, përfshirë një nga një burg italian në qershor të vitit 2022.

The post 7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike appeared first on Albinfo.