7 Ushqimet që Kanë më Shumë Kalium se Bananet
Welcome to Kosova TodayKaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak. Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët. Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë […] The post 7 Ushqimet që Kanë më Shumë Kalium se Bananet appeared first on AgroWeb.
Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak.
Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët.
Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën.
Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium.
Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9 % të vlerës ditore për kalium.
Ka kaq shumë ushqime të tjera, që janë të bollshme me kalium, me të cilat ju njeh më poshtë
AvokadotAvokadot janë plot me fibra dhe yndyrna të shëndetshme veçanërisht për zemrën.
Vetëm gjysma e një avokadoje përmban 10 % të vlerës ditore për kalium, që është më shumë se ajo e një bananeje.
Patatet e ëmblaPatatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, të domosdoshme për shëndetin e syve dhe të lëkurës.
Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra të shëndetshme për zemrën.
Një patate e ëmbël me madhësi mesatare, përmban 12 % të nevojave tuaja ditore për kalium.
SpinaqiSpinaqi është i ulët në kalori, i lartë në fibra dhe i mbushur me acid folik.
Ai është gjithashtu i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të cilat mbështesin shëndetin e syve.
Vetëm 3 gota spinaq, përmbajnë 12 % të nevojave ditore për kalium.
ShalqiriSipas ekspertëve, shalqiri është i mbushur me antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga lloje të ndryshme kanceri.
Për më tepër, 1/8 e një shalqiri përmban 14 % të nevojës ditore për kalium, vitaminë A, Vitaminë C dhe fibra.
FasuletFasulet nuk janë vetëm të pasura me proteina dhe fibra me bazë bimore, por një filxhan me fasule përmban midis 14 dhe 18 % të nevojës ditore për kalium.
KajsitëKajsitë e thata janë një meze e lehtë e shijshme, ato përmbajnë rreth 10 % të vlerës ditore për kalium.
ShegëtShegët japin përfitime shëndetësore për zemrën, përmbajnë shumë antioksidantë dhe fibra.
Ato përmbajnë në mbi 14 % të nevojës ditore për kalium./
The post 7 Ushqimet që Kanë më Shumë Kalium se Bananet appeared first on AgroWeb.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Kaliumi Gjithashtu Megjithat AgroWeb Avokadot Patatet Spinaqi Shalqi Sipas Vitamin Fasulet Kajsit Ushqimet Kalium Bananet
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Kaliumi Gjithashtu Megjithat AgroWeb Avokadot Patatet Spinaqi Shalqi Sipas Vitamin Fasulet Kajsit Ushqimet Kalium Bananet