70 mijë votues nga diaspora deri më tani kanë votuar për zgjedhjet në Shqipëri
Ky numër i korrespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani The post 70 mijë votues nga diaspora deri më tani kanë votuar për zgjedhjet në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp u shpreh se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.
Ky numër i korrespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfe me fletët e votimit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.
The post 70 mijë votues nga diaspora deri më tani kanë votuar për zgjedhjet në Shqipëri appeared first on Albinfo.