Osmani takoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut – faktor kyç për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për aktualitetin politik dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku palët diskutuan për zhvillimet më të fundit politike në

Osmani takoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut – faktor kyç për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për aktualitetin politik dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku palët diskutuan për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me fokus të veçantë tek marrëdhëniet ndërshqiptare dhe koordinimi strategjik mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në të dy shtetet.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata si një faktor thelbësor për stabilitetin e brendshëm të këtij shteti dhe për orientimin e tij drejt strukturave euroatlantike. Ajo theksoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është i një rëndësie të veçantë për gjithë rajonin, thuhet në komunikatë.