A do penalizohet Gjesti? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat
Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme për banorët e “BBVA4″. Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa përdorinin rrjetin social “Instagram” nëpërmjet një ekran të madh që shërben për promocion i cili ndodhej në dhomën e surprizave. Në një video të publikuar në rrjet vërehet…

Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa përdorinin rrjetin social “Instagram” nëpërmjet një ekran të madh që shërben për promocion i cili ndodhej në dhomën e surprizave.
Në një video të publikuar në rrjet vërehet qartazi momenti kur banorët vijojnë të komentojnë mes tyre rreth Instagramit.
Gjesti i emocionuar tenton që të hapë aplikacionin, ndërkohë Danja e paralajmëron: Kujdes se është e monitoruar.
Plot entuziasëm e humor, banorët tërhiqen mbrapsht në momentin kur produksioni i njofton për të dalë nga dhoma.