A do të emërohet Bix Aliu, ambasador i SHBA në Kosovë?
Në rrjetet sociale janë përhapur lajme se Bix Aliu do të jetë ambasador i caktuar i administratës Trump në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, përcjell slbinfo.ch. Artur Krasniqi nga “Bashkësia e Popullit të Zotit” deklaroi se shqiptaro-amerikani Bix Aliu pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë. ”Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në […] The post A do të emërohet Bix Aliu, ambasador i SHBA në Kosovë? appeared first on Albinfo.

Në rrjetet sociale janë përhapur lajme se Bix Aliu do të jetë ambasador i caktuar i administratës Trump në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, përcjell slbinfo.ch.
Artur Krasniqi nga “Bashkësia e Popullit të Zotit” deklaroi se shqiptaro-amerikani Bix Aliu pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë.
”Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Lajm i mrekullueshëm:
Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën e Kosovës shqiptaro-amerikanin z.Bex Aliu.
Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë.
Z. Aliu ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Prishtinës.
(Mirë që tash më s’mund të ankohemi se amerikanët s’po bëjnë kurgjo. Tani kemi dikë që është edhe amerikan edhe shqiptar!)
Aliu ka qenë më herët ambasador i Washingtonit në Podgoricë si i dërguar i administratës Biden.
The post A do të emërohet Bix Aliu, ambasador i SHBA në Kosovë? appeared first on Albinfo.