Lëndohet sërish Gjimshiti, kuqezinjtë në ankth

Rikuperimi i Gjimshitit në fundin e sezonit do të ishte i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare të kualifikueseve të qershorit ndaj Serbisë dhe Letonisë The post Lëndohet sërish Gjimshiti, kuqezinjtë në ankth appeared first on Albinfo.

Lëndohet sërish Gjimshiti, kuqezinjtë në ankth

Berat Gjimshiti la fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Milanit, pasi si pasojë e një ndërhyrje, mori një goditje në kavilje.

Futbollisti shqiptar nuk mund të vazhdonte më dhe Gasperini u detyrua ta ndërronte.

Sipas mediave italiane, ekziston shqetësimi që Gjimshiti të mos jetë në formën optimale në ndeshjet e fundit të sezonit, ku Atalanta do të zgjidhë çështjen e kualifikimit në Ligën e Kampioneve, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Ai parashikohet që lihet fillimisht pushim në ndeshjen e radhës përballë Lecces, pasi në klub nuk duan ta rrezikojnë për ndeshjet shumë më të komplikuara në vijim.

Rikuperimi i Gjimshitit në fundin e sezonit do të ishte i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare të kualifikueseve të qershorit ndaj Serbisë dhe Letonisë.

The post Lëndohet sërish Gjimshiti, kuqezinjtë në ankth appeared first on Albinfo.