A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
Kujtojmë se që nga viti 2007, ushtarëve zviceranë nuk u lejohet më të mbajnë plumba për armët e tyre të shërbimit në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, deputetët nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), Walter Gartmann dhe Werner Salzmann, paraqitën dy mocione në parlament duke kërkuar kthimin e kësaj praktike, edhe pse një përpjekje e tillë dështoi […] The post A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi? appeared first on Albinfo.

Kujtojmë se që nga viti 2007, ushtarëve zviceranë nuk u lejohet më të mbajnë plumba për armët e tyre të shërbimit në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, deputetët nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), Walter Gartmann dhe Werner Salzmann, paraqitën dy mocione në parlament duke kërkuar kthimin e kësaj praktike, edhe pse një përpjekje e tillë dështoi tashmë në vitin 2022.
Për Salzmann, kjo masë do të lejonte që trupat të mobilizoheshin shpejt, veçanërisht në rast të një sulmi.
Masa ka mbështetjen e Shoqatës së Shoqërive Ushtarake Zvicerane, por kriminologët argumentojnë se nëse kjo masë zbatohet, incidenca e vrasjeve dhe vetëvrasjeve do të rritet.
Mocionet do të debatohen në një seancë të ardhshme parlamentare.
The post A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi? appeared first on Albinfo.