A pritet të ketë ndryshim në çmimet e derivateve? Flet Fadil Berjani

Welcome to Kosova Today

Çmimi i derivateve nuk pritët të rritët të paktën për ditët në vijim. Se si qëndrojnë çmimet e derivateve aktualisht në Kosovë, për Front Online ka folur kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani. “Sa i përket çmimit të derivateve në tregun kosovar përafërsisht çmimet sillën rreth dizel 1.36 deri 1.41 cent ndërsa benzina 1.32 deri 1.35 […]

A pritet të ketë ndryshim në çmimet e derivateve? Flet Fadil Berjani

Çmimi i derivateve nuk pritët të rritët të paktën për ditët në vijim.

Se si qëndrojnë çmimet e derivateve aktualisht në Kosovë, për Front Online ka folur kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani.

“Sa i përket çmimit të derivateve në tregun kosovar përafërsisht çmimet sillën rreth dizel 1.36 deri 1.41 cent ndërsa benzina 1.32 deri 1.35 cent”, ka bërë të ditur Berjani.

Ai thotë se këto çmime janë që nga fillimi i muajit paraprak.

Sipas tij, nuk pritët shtrenjtim pasi në BERZ nuk ka lëvizje momentalisht.

“Këto çmime janë nga 1 marsi dhe deri në ditët në vijim. Çmimet janë stabile nuk ka lëvizje të mëdha në BERZ për momentin”, thotë ai.

Berjani thotë se nuk ka dijeni se sa mund të rritën çmimet apo të ulën  në vazhdimësi.

“S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim se çmimet nuk varën nga shoqata dhe as nga qeveria. Çmimin e përcakton oferta dhe kërkesa e BERZA dhe organizata OPEC”, shprehët Berjani.

Çmimet më të lira në regjion ka Kosova, thotë Berjani.

“Për gjendjen ekonomike të qytetarëve tanë, çmimi real kishte me qenë 1 euro por kjo nuk varët nga ne. Qytetarët janë duke u furnizuar me çmime më të lirat në regjion. Përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën për 22 cent më të ulët ndërsa benzinën e kemi çmimin përafërsisht të njëjtë”, përfundoi Berjani.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim më 5 mars për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Këtë vendim MINT ka thënë se e ka marrë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës, duke theksuar se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botërore.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

Vendimi mbetet në fuqi për 90 ditë.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kosov Front Online Fadil Berjani Sipas BERZA Kosova Qytetar Maqedonis Veriore Ministria Industris Tregtis Vendimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kosov Front Online Fadil Berjani Sipas BERZA Kosova Qytetar Maqedonis Veriore Ministria Industris Tregtis Vendimi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online