A Skadojnë Erëzat? Si ta Kuptoni Kur Janë të Prishura

Welcome to Kosova Today

Erëzat janë një nga delikatesat më të mira të kuzhinës, pasi dhurojnë shumë aromë dhe shije. Nuk ka rëndësi nëse jeni ekspert i kuzhinës apo amator, erëzat janë përbërësi që do ju shpëtojë nga çdo stres gjatë gatimit. Ato mund t’i përdorni të fresëkta ose të thata dhe dule qenë natyrale duhet të zgjasin për […] The post A Skadojnë Erëzat? Si ta Kuptoni Kur Janë të Prishura appeared first on AgroWeb.

A Skadojnë Erëzat? Si ta Kuptoni Kur Janë të Prishura

Erëzat janë një nga delikatesat më të mira të kuzhinës, pasi dhurojnë shumë aromë dhe shije.

Nuk ka rëndësi nëse jeni ekspert i kuzhinës apo amator, erëzat janë përbërësi që do ju shpëtojë nga çdo stres gjatë gatimit.

Ato mund t’i përdorni të fresëkta ose të thata dhe dule qenë natyrale duhet të zgjasin për një kohë të gjatë, por sa?

Si ta kuptoni nëse erëzat tuaja janë ende të ngrënshme dhe më e rëndësishmja, a kanë skaduar?

Në këtë artikull nga do ju tregojmë gjithçka duhet të dini mbi këtë çështje.

A skadojnë erëzat?

Në këtë pikë çdo gjë varet nga lloji i erëzës dhe mënyra e ruajtjes së saj.

Sipas Administratës për Ushqime dhe Barna (FDA) në me bazë në SHBA, erëzat ndahen sipas funksionit që ato kanë, pra aromatike dhe jo aromatike.

Kështu erëzat aromatike të thata siç janë: borziloku, rigoni, trumza, rozmarina, mentja, nenexhiku, kopra, majdanozi, sherbela apo dafina mund të zgjasin nga 1-4 vite.

Kjo nëse janë të thara dhe ruhen të mbyllura dhe në ambiente të thata e të errëta.

Për erëzat jo aromatike që vijnë nga toka, siç është pluhuri i xhinxherit, pluhuri i hudhrave, kanella apo speci i kuq pluhur, jetëgjatësia mund të shkojë 2-3 vite.

Sa më pak t’i ekspozoni erëzat tuaja me ajrin dhe dritën e diellit aq më shumë ato do t’i ruajnë vajrat e tyre aromatikë.

Si ta kuptoni që erëzat tuaja janë prishur

Erëzat e thara nuk skadojnë apo prishen siç mund të ndodhë me ushqime të tjera.

Ato mund t’i përdorni në çdo kohë, por shija do të jetë ndryshe.

Konsumimi i erëzave pas shumë vitesh ose të atyre që nuk janë konservuar mirë, nuk do ju sëmurë, por thjesht nuk do të merrni shijen e dëshiruar.

Për t’i ruajtur sa më mirë, siç e kemi shpjeguar edhe mësipër, mundohuni t’i vini në një enë hermetike, larg ajrit të freskët, nxehtësisë apo dritës së diellit.

Në çdo rast për të kuptuar gjendjen e tyre nuhasni aromën karakteristike që erëza ka.

Nëse është ende e fortë mund ta konsumoni në receta për të marrë shijen e dëshiruar./

The post A Skadojnë Erëzat? Si ta Kuptoni Kur Janë të Prishura appeared first on AgroWeb.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
AgroWeb Sipas Administrat Ushqime Barna Konsumimi Skadojn Kuptoni Prishura

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
AgroWeb Sipas Administrat Ushqime Barna Konsumimi Skadojn Kuptoni Prishura

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online