AARC pas vizitës në DASH kërkon që Kosova të themelojë Qeverinë shpejt e ta heq taksën ndaj SHBA-së

Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane që drejtohet nga Martin Vulaj kanë zhvilluar këtë javë një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe janë takuar me Drejtorin për Çështjet që lidhen me  Evropën Jug-Qendrore, Paul Pfeuffer, shkruan Gazeta Express. Vulaj në njoftimin që ka bërë ka thënë se ndonëse s’mund të ndajë detaje nga bisedat që kanë

AARC pas vizitës në DASH kërkon që Kosova të themelojë Qeverinë shpejt e ta heq taksën ndaj SHBA-së

Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane që drejtohet nga Martin Vulaj kanë zhvilluar këtë javë një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe janë takuar me Drejtorin për Çështjet që lidhen me  Evropën Jug-Qendrore, Paul Pfeuffer, shkruan Gazeta Express.

Vulaj në njoftimin që ka bërë ka thënë se ndonëse s’mund të ndajë detaje nga bisedat që kanë zhvilluar, e vlerëson artikulimin e Qeverisë amerikane që u dha gjatë seancës së OKB-së nga John Kelly, e ku u theksua që njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mbetet qëndrim i SHBA-së.

Tutje Vulaj ka thënë se Kosova duhet të formojë shpejt një qeveri stabile që mendon për forcimin e raportit me SHBA-në.

“Kosova po ngelet prapa. Ajo duhet të lëvizë me shpejtësi për të formuar një qeveri të qëndrueshme, që mendon përpara, që forcon marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe të marrë hapa të guximshëm dhe proaktivë për të adresuar sfidat e saj të brendshme. Të drejtosh gishtin drejt Serbisë nuk është strategji. Nevojitet përgjegjësi dhe veprim”, ka shkruar Vulaj.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të heq tarifën ndaj SHBA-së, si një hap i nevojshëm e simbolik drejt rikonfirmimit të partneritetit.