Abdixhiku: Agim Ramdani përmes vargjeve, i dha jetë luftës e lirisë

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e rënies, përkujtoi heroin dhe luftëtarin, Agim Ramadani. Abdixhiku për Ramadanin tha se përmes vargjeve i dha jetë luftës e lirisë. Ndër të tjera, i pari i LDK-së thotë se Agim Ramadani nderohet përjetësisht, si figurë shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme. “Në historinë tonë […]

Abdixhiku: Agim Ramdani përmes vargjeve, i dha jetë luftës e lirisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e rënies, përkujtoi heroin dhe luftëtarin, Agim Ramadani.

Abdixhiku për Ramadanin tha se përmes vargjeve i dha jetë luftës e lirisë.

Ndër të tjera, i pari i LDK-së thotë se Agim Ramadani nderohet përjetësisht, si figurë shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme.

“Në historinë tonë të lavdishme; të papërsëritshme, janë disa ditë që aq sa na pikëllojnë, na bëjnë edhe më shumë krenar. Ditë të tilla janë këto të prillit, kur në majet e larta nën udhëheqjen e strategëve të luftës për liri, Agim Ramadani “Katana” dhe Sali Çekaj, u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me Betejën e Koshares, atë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

“Në agimin e 11 prillit, në vend se t’i gëzoheshim rrugëtimit drejt çlirimit të Kosovës, lufta na e mori strategun më të mirë të kohës, luftëtarin e Heroin e Kosovës, Agim Ramadani, atje skaj bjeshkëve të ashpra ku edhe pushon përjetësisht trupi i tij. Kumti i trishtueshëm që në vijat e para të frontit në Koshare, ra Agim Ramadani; nuk i ligështoi shokët e luftës. Ata tashmë kishin motivin për të vazhduar deri në çlirim. Kosova e pavarur, ishte ëndrra e të 114 dëshmorëve të Brigadës 138 të udhëhequr nga Agim Ramadani që tashmë po shkruanin me sakrificën e tyre njërën prej rrëfimeve më të madhërishme të luftës për liri e pavarësi”.

“Sot, kujtojmë piktorin dhe shkrimtarin Agim Ramadani, që përmes vargjeve i dha jetë, luftës e lirisë. Në kohët më të vështira, kur lëshoj zë kushtrimi i atdheut, Agimi, si gjithmonë ishte në krye të detyrës, ndërsa vetë ai i paepur për liri e çlirim nuk ndihej i përmbushur pa sakrificën më sublime edhe me vet jetën e tij”.

“Në këtë përvjetor ne nderojmë përjetësisht figurën shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme të Agim Ramadanit; nderojmë dhe kontributin e gjurmët e tij të pashlyeshme në rrugëtimin për liri e shtet-ndërtim”.

“Lavdi e përjetshme, Heroit Agim Ramadani dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Lidhjes Demokratike Kosov Lumir Abdixhiku Ramadani Ramadanin Katana Betej Koshares Ushtris Facebook Heroin Kumti Koshare Kosova Brigad Agimi Ramadanit Lavdi Heroit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Lidhjes Demokratike Kosov Lumir Abdixhiku Ramadani Ramadanin Katana Betej Koshares Ushtris Facebook Heroin Kumti Koshare Kosova Brigad Agimi Ramadanit Lavdi Heroit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online