Abdixhiku: Investimet në sport do të kthejnë ëndrrën për atdheun që shkëlqen
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka bërë të ditur se sot i ka takuar vajzat e klubit të volejbollit “Fushë Kosova”. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se para tyre ka shpalosur projektet konkrete të programit tonë Rruga e Re, dhe investimet e planifikuara që do t’i frymëzojnë atletët e rinj.

Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka bërë të ditur se sot i ka takuar vajzat e klubit të volejbollit “Fushë Kosova”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se para tyre ka shpalosur projektet konkrete të programit tonë Rruga e Re, dhe investimet e planifikuara që do t’i frymëzojnë atletët e rinj.
“U tregova për Qendrën Kombëtare të Sportit me investim €120 milionë që do ta ndërtojmë në Bërnicë të Prishtinës, ku do të përfshihet edhe Pallati Kombëtar me salla moderne për sportet e dorës si basketbolli, hendbolli e volejbolli e plot 8000 ulëse kapacitet”.
“Askush nuk mund të bëhet kampion pa ëndrra të mëdha. Është koha ta rikthejmë ëndrrën tonë të madhe për atdheun që shkëlqen”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta10