Abdixhiku: LDK do të votojë njëjtë sikur herët e kaluara
Para nisjes së vazhdimisht të seancës konstituive, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar para mediave. Abdixhiku tha se ky subjekt politik do të votojë njëjtë sikur herën e kaluar. Ai theksoi se partia që drejton nuk ndan bindjet e njëjta me subjektin e parë. “Kam dëgjuar që partitë tjera kanë gatishmëri për të votuar

Para nisjes së vazhdimisht të seancës konstituive, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar para mediave.
Abdixhiku tha se ky subjekt politik do të votojë njëjtë sikur herën e kaluar.
Ai theksoi se partia që drejton nuk ndan bindjet e njëjta me subjektin e parë.
“Kam dëgjuar që partitë tjera kanë gatishmëri për të votuar kandidatë tjerë, ndoshta dhe duhet gjetur gjuhën e kompromisit me ato parti që kanë gatishmëri. LDK do të vazhdojë të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjet e njëjta me partinë e parë. Për të gjitha tjerat më pas është në duart e partisë në pushtet”, tha Abdixhiku para mediave.