Abdixhiku: LDK në plotni e respekton vullnetin qytetar të shprehur gjatë zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, shkruan Gazeta Express. Në takim ata kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth kësaj situate. Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur edhe se

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, shkruan Gazeta Express.
Në takim ata kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth kësaj situate.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur edhe se LDK pret që KQZ të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, dhe se është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.
Postimi i plotë:
Kryetari Abdixhiku mirëpret ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav
Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Selinë Qendrore ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.
Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.
Në fund kryetari Abdixhiku tha se LDK do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropain.
Share Now