Abdixhiku në Llap për 35 vjetorin e LDK, Hyseni: Të prirë nga lideri ynë arritëm ta ngrisim përqindjen dhe forcën në Kuvend

Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Podujevë i ka dalë në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi kishte disa zëra të cilët e kontestonin lidershipin e tij. Në 35 vjetorin e themelimit të LDK-së, Hyseni thotë se “të prirë nga Abdixhiku arritën ta ngrisin përqindjen dhe fuqinë në

Abdixhiku në Llap për 35 vjetorin e LDK, Hyseni: Të prirë nga lideri ynë arritëm ta ngrisim përqindjen dhe forcën në Kuvend

Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Podujevë i ka dalë në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi kishte disa zëra të cilët e kontestonin lidershipin e tij.

Në 35 vjetorin e themelimit të LDK-së, Hyseni thotë se “të prirë nga Abdixhiku arritën ta ngrisin përqindjen dhe fuqinë në Kuvend”.

Në këtë ngjarje të shënimit partiak në Podujevë, ka marrë pjesë edhe kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Zgjedhjet e fundit treguan se nuk mungon as vullneti, as përkushtimi. Përkundrazi, dhanë mesazhin e qartë se ringritja e Lidhjes sonë ka nisur dhe ajo nuk do të ndalet, ngase ky është edhe vullnet edhe përcaktim qytetar”, ka thënë ndër tjerash Hyseni.

“Republika jonë sot ka nevojë për kontributin e Lidhjes sonë, ashtu siç ka nevojë Lidhja jonë për besimin tuaj!  Prandaj, të punojmë më shumë, çdo ditë, në çdo moment që të forcojmë këtë besim, të fuqizojmë Lidhjen tonë”, ka deklaruar ndër tjerash ai.