Abdixhiku pas tubimit të madh në Obiliq: Ky është tërmet i djathtë
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi më madhështor i fushatës zgjedhore në komunën e Obiliqit. Kreu i LDK-së falënderoi qytetarët për përkrahjen masive, duke e quajtur këtë një “tërmet të djathtë”. Ai shtoi se LDK dhe populli “janë bërë një”. “Obiliq. Të faleminderit Obiliq! Ky është

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi më madhështor i fushatës zgjedhore në komunën e Obiliqit.
Kreu i LDK-së falënderoi qytetarët për përkrahjen masive, duke e quajtur këtë një “tërmet të djathtë”.
Ai shtoi se LDK dhe populli “janë bërë një”.
“Obiliq. Të faleminderit Obiliq! Ky është tërmet i djathtë. LDK dhe populli janë bërë një. Prandaj, fitore dhe asgjë më pak!” – ka shkruar Abdixhiku.