Nga Altin Dumani tek Luana Vjollca.Kush ishte në stadium në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026. Kreu i SPAK Altin Dumani, prokurori Arben Kraja dhe ish-banoret e Big Brother Vip, Rike Roçi dhe Erjola Doçi ishin në stadiumin “Air Albania” mes tifozëve kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Serbi. […]

Nga Altin Dumani tek Luana Vjollca.Kush ishte në stadium në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.

Kreu i SPAK Altin Dumani, prokurori Arben Kraja dhe ish-banoret e Big Brother Vip, Rike Roçi dhe Erjola Doçi ishin në stadiumin “Air Albania” mes tifozëve kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Po ashtu, në stadium ishin edhe Luana dhe Marina Vjollca të cilat tërhoqën vëmendjen e tifozëve kuq e zi.

Në fotot e mëposhtme shihen edhe gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Baton Haxhiu.

Ka qenë një barazim i mbyllur me një peng të madh, pasi kuqezinjtë kishin në dorën e tyre fatin për të gjetur avantazhin në fundin e një pjesë të parë të dominuar, kur Hysaj fitoi 11-metërsh.

Por Manaj gaboi nga pika e bardhë dhe skuadrat shkuan me rrjeta të paprekura në pushimin e ndeshjes.