Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për takim konsultativ nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se një takim i tillë do të cenonte rëndë dinjitetin njerëzor dhe politik të LDK-së, raporton albinfo.ch. Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku thekson se LDK nuk udhëhiqet nga inati, […] The post Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit appeared first on Albinfo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për takim konsultativ nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se një takim i tillë do të cenonte rëndë dinjitetin njerëzor dhe politik të LDK-së, raporton albinfo.ch.
Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku thekson se LDK nuk udhëhiqet nga inati, por nga parimet, dinjiteti dhe fjala e dhënë. Ai kujton gjuhën fyese dhe përçarëse që, sipas tij, është përdorur vazhdimisht nga VV dhe zyrtarët e saj ndaj LDK-së, duke përmendur shprehje të tilla si “hajvanat”, “mbytja e LDK-së” dhe “bashkëpunëtorë të Serbisë”.
“Sado që ne besojmë në dialog dhe komunikim, një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik,” deklaroi Abdixhiku.
Ai nënvizoi se LDK i qëndron besnike fjalëve dhe qëndrimeve të dhëna para, gjatë dhe pas fushatës, dhe nuk do të devijojë nga ato parime për interesa momentale politike, transmeton albinfo.ch.
Kreu i LDK-së gjithashtu konfirmoi se partia e tij do ta mbështesë procesin e konstituimit të Kuvendit më 15 prill, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë pengesë nga ana e tyre. Ai ritheksoi njohjen e të drejtës legjitime të partisë së parë për të formuar qeverinë, por edhe të drejtën e secilës palë tjetër për të ndërtuar shumicë në rast të dështimit.
“Fjalët kanë peshë – dhe besa jonë ndaj qytetarëve tanë është e shenjtë,” përfundoi Abdixhiku, duke e bërë të qartë se LDK nuk do të marrë pjesë në takime që, sipas tij, bien ndesh me parimet dhe integritetin e saj politik, shkruan albinfo.ch.
The post Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit appeared first on Albinfo.