Abdixhiku takon qytetarë edhe në Has: Tubim e frymë e jashtëzakonshme – Ndryshimi po vjen
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot edhe qytetarët e Hasit, takim për të cilin tha se u shndërrua në tubim të madh edhe pse u përmend si takim i rastit. Kryetari i LDK ka thënë edhe se ky ka qenë një tubim i jashtëzakonshëm dhe është një momentum i

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot edhe qytetarët e Hasit, takim për të cilin tha se u shndërrua në tubim të madh edhe pse u përmend si takim i rastit.
Kryetari i LDK ka thënë edhe se ky ka qenë një tubim i jashtëzakonshëm dhe është një momentum i shkëlqyeshëm për këtë parti.
Postimi i plotë:
Pas Strellcit, Kotradiqit, Baranit, Caravikut, u ndalëm Lipovec të Hasit. Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh në Has.
Frymë e jashtëzakonshme!Tubime të jashtëzakonshme!
Momentum i shkëlqyeshëm i Lidhjes tonë.
Në 5 ngjarjet e deritanishme sot, pamë gjithë vullnetin e madh të të dajthtëve për ndryshimin e madh me 9 shkurt! Kjo mbështetje përveç se shtytje për angazhim, na vjen dhe si përgjegjësi për të shtrirë dorën e përafrimit dhe bashkimit në gjithë Kosovën me gjithë ata që sot LDK e shohin si shpresë për të ardhmen. Ndryshimi po vjen!