Abdixhiku uron Pavarësinë: Kosova si shtet, arritja më e madhe e jona – veç një e kemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Abdixhiku thotë se në këtë përvjetor të kujtohet dashuria për pavarësi, duke shtuar që shtetin s’mund ta zhbëjë përplasja e brendshme. Ai shton se përplasja është e përkohshme, ndërsa atdheu i përhershëm. “Të dashur qytetarë, Kosova shtet, Republikë

Abdixhiku uron Pavarësinë: Kosova si shtet, arritja më e madhe e jona – veç një e kemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku thotë se në këtë përvjetor të kujtohet dashuria për pavarësi, duke shtuar që shtetin s’mund ta zhbëjë përplasja e brendshme.

Ai shton se përplasja është e përkohshme, ndërsa atdheu i përhershëm.

“Të dashur qytetarë, Kosova shtet, Republikë, është arritja më e madhe e jona. Është shpagim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për çlirim e pavarësim; është mburojë e garantuar për të gjithë ata që vijnë”.

“Në këtë ditë nderojmë Atin Themeltar të kësaj Republike, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova prirja e së cilit – në orët tona më të rënda – dha dritë. Sot nderojmë gjithë luftëtarët, martirët e dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, të Ushtrisë sonë Çlirimtare, nderojmë Familjen Jashari, sakrifica e të cilëve na qëndron si gurthemel i vet lirisë. Nderojmë aleatët tanë, ata që bënë luftën me ne, bënë paqen me ne! Në këtë përvjetor të 17-të, le të kujtojmë se dashurinë për pavarësi e shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme. Përplasja është e përkohshme, atdheu ynë është i përhershëm. Ky atdhe na thërret të vazhdojmë rrugëtimin secilën ditë! Sot, festojmë të gjithë! Veç një Kosovë kemi. Urime dita e pavarësisë!”, ka shkruar Abdixhiku.