Aeroporti i Stambollit shënon rekord historik me 289 mijë pasagjerë

Aeroporti i Stambollit shënon rekord historik me 289 mijë pasagjerë

Aeroporti i Stambollit ka vendosur një rekord të ri për numrin më të lartë të pasagjerëve të shërbyer brenda një dite në Turqi dhe Evropë.

Sipas ministrit turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, aeroporti më 9 gusht priti dhe përcolli gjithsej 289,732 pasagjerë, duke shënuar një rekord historik.

Uraloglu tha se shifra e re forcon më tej pozicionin e Stambollit si një nga qendrat kryesore globale të aviacionit, falë investimeve në infrastrukturën e transportit.

The post Aeroporti i Stambollit shënon rekord historik me 289 mijë pasagjerë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.