Agim Veliu reagon pasi Lumir Abdxhiku dhe dega në Podujevë u mblodhën për ta shënuar 35 vjetorin e themelimit të LDK’së atje
Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentohen ende. Së fundmi, ka reaguar sërish ish-deputeti Agim Veliu i cili thotë se LDK ka mbajtur një tubim më 35-vjetorin e partisë, por që sipas tij, hapësira e restorantit nuk ishte e mbushur me simpatizantë e anëtarë të partisë. Veliu shtoi se ky
Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentohen ende.
Së fundmi, ka reaguar sërish ish-deputeti Agim Veliu i cili thotë se LDK ka mbajtur një tubim më 35-vjetorin e partisë, por që sipas tij, hapësira e restorantit nuk ishte e mbushur me simpatizantë e anëtarë të partisë.
Veliu shtoi se ky organizim ‘ i dështuar’ u tentua të mbahej larg syrit të opinionit dhe thotë se nuk ishin të ftuar ”protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë”.
Postimi i plotë:
Absurdi i një tubimi në 35-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, dështimi i të cilit u provua të fshehej nga opinioni.Në restorantin gjysmëbosh, në shënimin e themelimit të lëvizjes më të madhe politike në vend, nuk ishin protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë.
Hiç një pjesë prej të pranishmëve, disa prej tyre – përfshirë dy “liderët” – do të duhej ta shënonin pesëvjetorin e infiltrimit të tyre në LDK.