Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike t’i mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike t’i mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste, janë trajtuar përkitazi me ligjin.”

AIP ka kërkuar nga partitë politike që të mos i ekspozojnë të dhënat personave gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike, mesazheve dhe thirrjeve telefonike pa pëlqim paraprak.

“Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të Agjencisë kundrejt Partive Politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon nga Partitë Politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak.”

“Agjencia ofron bashkëpunim me subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore, të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet në njoftim.